Transmetuar më 12-08-2026, 17:07

Ka përfunduar pas rreth pesë orësh takimi i kryeministrit Edi Rama me kryetarët socialistë të bashkive në Kuç të Vlorës, ku në fokus ishte reforma e re administrativo-territoriale.

Në mbledhje morën pjesë edhe ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, dhe kreu i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku.

Reforma e propozuar nga Partia Socialiste ka hasur kundërshtime nga qytetarë dhe kryebashkiakë në disa zona, ndërsa prej ditësh janë zhvilluar protesta kundër shkrirjes së bashkive.

Sipas propozimit të PS-së, numri i bashkive në Shqipëri do të reduktohet nga 61 në 46.

Bashkitë që propozohet të shkrihen janë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit