

Një model i ri bankar po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.
Në fillim ishte Deutsche Welle, e më pas dhe Business Insider dhe EU Business News që i kanë kushtuar vëmendje hapjes së Jet Bank, duke u ndalur tek teknologjia mbi të cilën është ndërtuar, procesi i licencimit dhe shërbimet e reja.
Duke iu referuar deklaratave të Drejtoreshës Ekzekutive të Jet Bank, Fatbardha Rinos, shkrimet flasin për proceset rigoroze të licensimit nga Banka e Shqipërisë dhe vlerësimeve nga nëntë institucione vendase dhe ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesa që lidhen me sigurinë, menaxhimin e riskut, transparencën dhe qëndrueshmërinë financiare.
Shkrimet flasin për interesin e lartë në tregun vendas: mbi 40,000 persona u regjistruan në listën e pritjes së Jet Bank brenda pak ditësh.
Mes produkteve që banka po ofron për klientët e parë janë depozitat me norma interesi deri në 4.7% fiks në vit, në varësi të afatit dhe produktit të zgjedhur. Kështu, një produkt tradicional si depozita kombinohet me një eksperiencë tërësisht digjitale, duke u dhënë klientëve mundësinë të provojnë një mënyrë të re të të bërit banking pa ndryshuar domosdoshmërisht mënyrën se si mendojnë për kursimet.
Siç shkruan në fund të shkrimit të saj Business Insider, nën drejtimin e Drejtoreshës Ekzekutive, Fatbardha Rino, Jet Bank ofron një përvojë bankare 100% e projektuar për të demokratizuar aksesin në banka, për të promovuar përfshirjen financiare dhe për të nxitur inovacionin teknologjik në Shqipëri e në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






