

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon me intensitet të lartë, ndërsa rreth 220 forca dhe efektivë janë angazhuar në operacionin për shuarjen e flakëve në zonën e Runjës, mbi fshatin Borie Lurë.
Ministria e Mbrojtjes njofton se operacioni po zhvillohet nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.
Në terren janë angazhuar forca të MZSH-së, Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, ADZM-së, shërbimit pyjor, strukturave bashkiake, si dhe vullnetarë, AKMC dhe Prefektura e Qarkut Dibër.
Ndërhyrja nga ajri po kryhet me dy avionë “Air Tractor”, të cilët po përqendrohen në vatrat më problematike.
Operacioni do të vijojë deri në vënien plotësisht nën kontroll dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






