Transmetuar më 12-08-2026, 14:14

Një 50-vjeçar kosovar, i dënuar me 11 vite e 6 muaj burgim për vrasje, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët kosovarë, ka përfunduar procedurat për ekstradimin e Anton Allakajt, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Policisë, Gjykata e Pejës e kishte dënuar Allakajn në vitin 2021 me 11 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Vrasja”.

Nga dënimi i dhënë, 50-vjeçarit i kishin mbetur për të vuajtur edhe 9 vite e 8 muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, Allakaj iu dorëzua autoriteteve të Kosovës, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit