

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në afërsi të lagjes Boje në Krujë.
Era ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa në terren po punojnë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të ushtrisë për vënien e situatës nën kontroll.
Në operacionin e shuarjes është angazhuar edhe një helikopter.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë shkaqet e rënies së tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






