

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërpreu një konferencë për media në hollin e Kuvendit, pasi pranë saj u shfaqën deputetë të PDK-së dhe AAK-së, të cilët kërkuan vazhdimin e seancës konstituive.
Gjatë përplasjes, Haxhiu iu drejtua deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, duke thënë:
“Ah, paska planifiku PDK-ja me mbajtë konferencë. Hajdeni. Vazhdoni”.
Pak më herët, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kishte kritikuar situatën në Kuvend, duke thënë se deputetët e zgjedhur nuk kishin pasur qasje në sallën ku zhvillohet puna parlamentare.
“Unë jam deputete e zgjedhur, këta të gjithë janë deputetë të zgjedhur dhe këto dyer janë të mbyllura për ne”, deklaroi Çitaku.
Në sallë ndodhej edhe Haxhiu, e cila e kundërshtoi menjëherë deklaratën e saj.
“Jo, jo, e hapur është”, tha Haxhiu.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






