Transmetuar më 12-08-2026, 12:32

SARANDË — Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të Sarandës, në zonën e Gjashtës, ku dy automjete të drejtuara nga turistë të huaj janë përplasur.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej automjeteve ka tentuar të kalojë në kahun tjetër të rrugës, por gjatë manovrës është përplasur me një tjetër automjet që po lëvizte në aks.

Pavarësisht përplasjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Në të dyja automjetet udhëtonin pushues të huaj.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen pas aksidentit ka qenë reagimi i dy drejtuesve. Në vend të konfliktit, ata janë përqafuar pas përplasjes, duke e mbyllur incidentin me një gjest miqësor.

Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale në automjete, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit pritet të përcaktohen nga autoritetet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit