

LIBOHOVË — Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen “Krakull” të Libohovës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale për familjen Çaushi.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga soba e gatimit dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për shuarjen e flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe godina është djegur plotësisht.
Familja ka mbetur pa banesë, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet e sakta të zjarrit dhe të vlerësojnë dëmet e shkaktuara.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






