Transmetuar më 12-08-2026, 11:45

LIBRAZHD — Rënia e gurëve dhe dherave ka bllokuar gjatë natës aksin kombëtar Librazhd–Hotolisht, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, pranë një kompleksi, rreth dy kilometra larg qendrës së fshatit Hotolisht. Një masiv gurësh dhe dherash u shkëput nga shpati i kodrës dhe përfundoi në trasenë e rrugës.

Në momentin e rrëshqitjes nuk raportohet të ketë pasur automjete duke qarkulluar në atë segment, duke shmangur një ngjarje me pasoja në njerëz.

Rruga u bllokua për rreth 30 minuta

Për shkak të masivit të rënë në rrugë, qarkullimi u ndërpre për rreth gjysmë ore.

Personat që ndodheshin në një prej lokaleve pranë vendit të ngjarjes kanë sinjalizuar autoritetet për situatën.

Aksi Librazhd–Hotolisht është përballur edhe më herët me rrëshqitje të gurëve dhe dherave, për shkak të terrenit të thepisur.

Vetëm pak javë më parë, në të njëjtën zonë, një masiv shkëmbor ra mbi një automjet, duke i marrë jetën një 42-vjeçari nga Gjergjani i Elbasanit.

Rëniet e përsëritura të masiveve shkëmbore e bëjnë këtë segment një pikë problematike për sigurinë e qarkullimit rrugor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit