Transmetuar më 12-08-2026, 11:29

SARANDË — Një aksident rrugor, pa persona të lënduar, është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e Pestë në Sarandë.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi i huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të parkuar.

Nga goditja, automjeti i parkuar është spostuar dhe ka përfunduar duke u përplasur me një tjetër makinë. Automjeti Volkswagen ka mbetur i anuar mbi dy rrota pas përplasjes.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Drejtuesi i Volkswagen-it iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi negativ.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë nisur procedurat për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit