Transmetuar më 12-08-2026, 09:39

KORÇË — Kristian Sterjo ka mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në Gjykatën e Korçës, nën masa të rrepta sigurie, ku pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Sterjo dyshohet se vrau me armë zjarri, tip kallashnikov, një person me të cilin kishte pasur njohje që nga fëmijëria.

Prokuroria e akuzon për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I riu është shoqëruar në gjykatë nën masa të shtuara sigurie, ndërsa gjatë seancës pritet të shqyrtohen rrethanat e ngjarjes dhe kërkesa e organit të akuzës për masën e sigurimit personal.

Hetimet për ngjarjen vijojnë për të dokumentuar dinamikën e plotë të krimit, motivin dhe rrethanat në të cilat ndodhi vrasja.

Sterjo konsiderohet i dyshuar deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit