

DELVINË — Një 65-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi një ditë më parë u përplas nga një autobus në aksin nacional Delvinë–Sarandë.
Viktima, Agim Vocka, ishte plagosur rëndë në aksident dhe, për shkak të gjendjes së tij kritike, ishte transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 65-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë orëve të mëngjesit.
Aksidenti ndodhi të martën në aksin Delvinë–Sarandë. Rrethanat në të cilat ndodhi përplasja nuk janë bërë ende të plota.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






