Transmetuar më 11-08-2026, 23:08

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është fotografuar të martën në Dhërmi me Alex Soros, djalin e filantropit amerikan George Soros.

Sipas raportimeve, takimi është zhvilluar në rezidencën qeveritare në Dhërmi, ku Rama po qëndron prej disa ditësh.

Fotografitë e takimit janë publikuar në mbrëmje, pa u bërë të ditura menjëherë detaje mbi përmbajtjen e bisedimeve apo arsyen e takimit.

Rama ndodhet në jug të Shqipërisë ndërsa në Tiranë vijojnë protestat e opozitës, të cilat kërkojnë largimin e tij dhe të qeverisë.

Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga Kryeministria lidhur me takimin apo nëse ai ka pasur karakter politik, institucional apo privat.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit