Transmetuar më 11-08-2026, 22:50

11 gusht 2026 — Përgatitjet për sezonin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur, ndërsa detajet për personazhet që pritet të marrin pjesë në reality show po shtojnë interesin e publikut.

Moderatori Alaudin Hamiti ka dhënë një nga sinjalet e para për kastin e edicionit të ri. I pyetur nga një ndjekës nëse mund të zbulonte të paktën një banor ose profil që do të jetë pjesë e “BBVK 5”, Hamiti është përgjigjur shkurt: “Në rregull… zhigolo”.

Hamiti nuk ka zbuluar emrin apo identitetin e personazhit, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një banor të konfirmuar apo thjesht për një të dhënë rreth një prej profileve që po shqyrtohen për programin.

“Big Brother VIP Kosova” ka sjellë në edicionet e mëparshme personazhe me profesione dhe profile të ndryshme, duke krijuar shpesh interes edhe përpara nisjes së sezonit.

Në edicionin e dytë, pjesë e kastit ishte Alby, e cila ishte bërë e njohur më herët për aktivitetin e saj në industrinë e filmave për të rritur.

Për sezonin e pestë ende nuk është bërë e ditur një datë zyrtare e nisjes, ndërsa Hamiti ka lënë të kuptohet se programi pritet të rikthehet gjatë vjeshtës.

Edhe detajet për studion ku do të zhvillohen netët “Prime” nuk janë konfirmuar ende. I pyetur për ndryshime në hapësirat e programit, Hamiti nuk ka dhënë informacion të mëtejshëm.

Për momentin, fjala “zhigolo” mbetet i vetmi detaj i bërë publik nga moderatori për një prej profileve të mundshme të “BBVK 5”, ndërsa identiteti i personazhit mbetet i pazbuluar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit