

POGRADEC, 11 gusht 2026 — Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e së martës në kodrat mbi fshatin Tushemisht, në Pogradec, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në sipërfaqet përreth.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës i Pogradecit ka mbërritur në terren dhe ka nisur menjëherë ndërhyrjen. Flakët janë izoluar dhe më pas zjarri është shuar plotësisht.
Ndërhyrja në kohë ka parandaluar përhapjen e mëtejshme të vatrës, në një situatë ku temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike mund të favorizonin përhapjen e shpejtë të flakëve.
Pas përfundimit të operacionit, shërbimi zjarrfikës u ka bërë apel qytetarëve të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast konstatimi të një vatre zjarri.
Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu kujdes të shtuar gjatë ditëve të nxehta, veçanërisht me përdorimin e mjeteve që mund të shkaktojnë flakë dhe hedhjen e cigareve në ambiente të hapura.
Sipas shërbimeve zjarrfikëse, identifikimi dhe njoftimi i hershëm i një vatre mbetet thelbësor për të parandaluar përhapjen e zjarreve, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta dhe erës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






