Transmetuar më 11-08-2026, 20:47

DEVOLL, 11 gusht 2026 — Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e njohur si “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë, në Devoll.

Pas njoftimit për rënien e zjarrit nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Devoll, drejt zonës është nisur një ekip prej 11 zjarrfikësish dhe tre punonjësish të shërbimit pyjor.

Ekipet po punojnë për izolimin dhe neutralizimin e flakëve, ndërsa ndërhyrja vijon në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Deri në këto momente nuk janë përcaktuar përmasat e plota të sipërfaqes së përfshirë nga flakët dhe as shkaku i rënies së zjarrit.

Situata po monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat pyjore, ndërsa puna në terren vijon për vënien nën kontroll të vatrës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit