Transmetuar më 11-08-2026, 20:20

TIRANË, 11 gusht 2026 — Teknologjia po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në monitorimin e sigurisë rrugore dhe rendit publik në Shqipëri, sipas ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Lamallari tha se Policia e Shtetit po përdor pajisje të avancuara elektronike për monitorimin e rrugëve dhe identifikimin në kohë reale të shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Radarët e gjeneratës së re, dronët vëzhgues dhe automjetet inteligjente janë ndër teknologjitë që, sipas ministrit, po përdoren për evidentimin e tejkalimit të shpejtësisë dhe shkeljeve të tjera që rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve.

Lamallari theksoi gjithashtu se një nga objektivat strategjikë është shtrirja e plotë e infrastrukturës teknologjike dixhitale në qytetet kryesore të vendit.

“Me zbatimin e projektit #SmartCity do të bëjmë një kapërcim epokal për sigurinë rrugore dhe atë publike në tërësi në Shqipëri”, u shpreh ministri.

Sipas tij, digjitalizimi do të mundësojë një monitorim më të gjerë, jo vetëm të akseve rrugore, por edhe të hapësirave publike në të gjithë territorin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit