Transmetuar më 11-08-2026, 19:18

FIER, 11 gusht 2026 — Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në lagjen “Kastriot” të Fierit, pranë shkollës “Janaq Kilica”, ku një automjet është përplasur me një person që po lëvizte me biçikletë.

Në foto shikoni pamje pak pas ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti, tip “Benz”, ka goditur biçiklistin, i cili pas aksidentit është transportuar me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Burimet paraprake bëjnë të ditur se biçiklisti është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij shëndetësore pritet të vlerësohet më tej nga mjekët.

Në drejtimin e automjetit ndodhej shtetasi me inicialet E. B.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për dokumentimin e aksidentit, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën, shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

Pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet dhe spitali lidhur me gjendjen e biçiklistit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit