

Një kat i hotelit Radisson në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë është përfshirë në një pjesë të tij nga flakët si pasojë e një zjarri që shkaktoi dëme materiale.
Ngjarja ndodhi në katin e gjashtë të hotelit, brand i njohur ndërkombëtar dhe dyshimet e para janë se erdhi nga një kondicioner.
"Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një problem elektrik në një prej pajisjeve të kondicionimit që ndodhej në këtë kat", janë të dhënat e para.
Në vendngjarje shkuan forca policore dhe ekipe të shërbimit zjarrfikës.
Nuk raportohen persona të lënduar.
Zjarri është lokalizuar në katin e gjashtë duke mos depërtuar në të gjithë hotelin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






