Transmetuar më 11-08-2026, 18:16

VLORË, 11 gusht 2026 — Një zjarr ka përfshirë pasditen e së martës zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit, duke rrezikuar edhe një kabinë të ujësjellësit që shërben për shpërndarjen e ujit.

Sipas të dhënave paraprake, flakët dyshohet se kanë nisur në pjesën kodrinore të zonës dhe më pas janë përhapur në drejtim të kabinës së ujësjellësit.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po ndërhyjnë për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Zjarri paraqet rrezik për zonën përreth, e cila është e banuar dhe përfshin edhe struktura turistike, përfshirë hotele dhe objekte të tjera pranë vendit të ngjarjes.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve vijon në terren.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit