Transmetuar më 11-08-2026, 17:00

HUNGARI- Parlamenti hungarez zgjodhi të hënën Andras Bacën, ish-kreun e Gjykatës Supreme, si presidentin e ri të vendit. Baca u zgjodh me votat e shumicës qeverisëse të qendrës së djathtë, Tisza, ndërsa deputetët e opozitës së Fidesz nuk morën pjesë në votim.

Mediat e huaja bënë me dije se, posti i presidentit në Hungari është kryesisht ceremonial, ndërsa zgjedhja e Bacës shihet si një hap simbolik në përpjekjet e kryeministrit Peter Magyar për të dobësuar dhe çmontuar ndikimin politik të ish-kryeministrit Viktor Orban

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit