Transmetuar më 11-08-2026, 17:01

Përplasen “Porsche” dhe “Benz” në Korçë-Pogradec. Çfarë dyshohet se shkaktoi aksidentin dhe kush është i plagosuri

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë-Pogradec, ku janë përplasur dy automjete, një tip “Porsche” dhe një tip “Benz”.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit “Porsche”, Denis Kurtej, 27 vjeç.

I riu është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ardhur si pasojë e një parakalimi të gabuar, megjithatë dinamika e plotë e ngjarjes mbetet për t’u përcaktuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit. /noa.al

Video nga portali lokal Korçablog

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit