Transmetuar më 11-08-2026, 16:30

SARANDË, 11 gusht 2026 – Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e pestë të një pallati në Sarandë, përballë ish-shtëpisë së lindjes.

Sipas informacioneve paraprake, banesa përdorej si lavanderi. Flakët kanë rënë në orët e pasdites, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të ndërtesës.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt elektrik. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit