Transmetuar më 11-08-2026, 16:04

Policia e Shtetit njoftoi sot pasdreke se burri i plagosur sot në fshatin Bajkaj pranë Delvinës është në gjendje kritike për jetën, ndërsa shtoi se ka arritur të kapë shoferin e dyshuar si përgjegjës për aksidentin, pak pasi ai mori arratinë nga vendi i ngjarjes.

Çfarë ndodhi sot në Delvinë

Rreth orës 08:00, në fshatin Bajkaj, autobusi me drejtues shtetasin Vangjel Zoto, 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Agim Vocka 64 vjeç.

Autobusi i linjës Delvinë–Sarandë, i drejtuar nga Vangjel Zoto, dyshohet se përplasi 64-vjeçarin teksa ky i fundit po lëvizte në këmbë, tha policia.

Burri është dërguar në spital ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë, njoftoi policia.

Sipas mjekëve të spitalit të Sarandës, ai ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në gjendje kome.

Për shkak të gjendjes së tij, u vendos transportimi urgjent drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Helikopteri u ul në pistën e Portit të Sarandës, ku i plagosuri u dërgua me ambulancë për t’u nisur më pas drejt kryeqytetit.

Sakaq shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e autobusit, pak minuta pas largimit nga vendi i aksidentit, dhe e kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit