

Ngjarje e rëndë mes adoleshentësh në Tiranë, një djalë vetëm 18 vjeç po lufton për jetën në spital pasi u plagos rëndë nga një goditje e pamëshirshme me kaçavidë.
Krimi ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë dhe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë, identifikuan dhe vunë në pranga një 17-vjeçar, i cili akuzohet për plagosjen e 18 vjeçarit.
"I mituri dyshohet se të shtunën më 8 gusht, plagosi rëndë, me mjet shpues (kaçavidë), një djalë tjetër, 18-vjeçar", tha sot policia, pak orë pas prangosjes së adoleshentit.
Por historia nuk mbyllet këtu sepse në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për vetë të dëmtuarin dhe për 2 shtetas të tjerë, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe dyshohet se kanë kryer veprime për pengimin e zbulimit të së vërtetës.
po punohet për identifikimin e një shtetasi dhe kapjen e tij, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, ka goditur me mjet prerës (kaçavidë) një 18-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






