

I mituri pa patentë në timonin e një “Benzi”, aksident me katër të plagosur në aksin Gjirokastër-Lazarat
Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin “Gjirokastër-Lazarat”, në vendin e quajtur NSHN, raporton noa.al.
Sipas Policisë që citon noa, ngjarja është regjistruar rreth orës 00:15, kur një automjet i drejtuar nga M. D., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Benz”, në timonin e të cilit ndodhej një 17-vjeçar.
Nga përplasja janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë. Të katër janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave zyrtare, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të dyja makinat ishin duke udhëtuar në drejtim të qytetit Gjirokastër. Nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë një manovre të gabuar parakalimi nga drejtuesi i automjetit “Audi”, sikurse raporton portali lokal argjiroja.net.
17-vjeçari drejtonte automjetin pa qenë në moshën e lejuar për pajisjen me leje drejtimi.
Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit, si dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






