Transmetuar më 11-08-2026, 14:05

LIBRAZHD, 11 gusht 2026 – Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në një zonë të banuar të fshatit Orenjë në Librazhd, duke rrezikuar përhapjen drejt godinës së shkollës së mesme dhe banesave përreth.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë afruar me zonën e banuar, duke alarmuar banorët dhe autoritetet lokale.

Forcat zjarrfikëse, së bashku me banorët e zonës, kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në drejtim të banesave dhe shkollës.

Për momentin, vijojnë ndërhyrjet në terren për vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe objektet pranë vatrës së zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit