Transmetuar më 11-08-2026, 13:48

ELBASAN – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një autobus.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa udhëtarët kanë pësuar tronditje, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një autoambulancë.

Policia ka ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit