

Dy persona janë plagosur në një aksident rrugor që ndodhi sot në zonën e Levanit, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi në aksin Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Varibob pranë karburant Gega Oil, citon noa.al një informacion të policisë së Shtetit.
Automjeti tip Audi me drejtues shtetasin V. Rr. dhe mjeti tip Mercedes Benz me drejtues shtetasin D. C., janë përplasur mes tyre në rrethana të paqarta.
Si pasojë kanë shkuar në spital për ndihmë mjekësore 2 pasagjerë që ndodheshin në automjetin tip Audi.
Mësohet se gjendja e dy të plagosurve aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






