Transmetuar më 11-08-2026, 13:23

Një 64-vjeçar mbeti i plagosur rëndë mesditën e kësaj të marte, pasi u përplas nga një autobus në aksin kombëtar Delvinë–Sarandë.

I plagosuri është Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj. Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u vendos transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti ndodhi në kthesën që të çon drejt fshatit Bajkaj, pranë një pike karburanti. Autobusi i linjës Delvinë–Sarandë, i drejtuar nga Vangjel Zoto, dyshohet se përplasi 64-vjeçarin teksa ky i fundit po lëvizte në këmbë.

Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit u largua nga vendngjarja, por u kap më vonë nga shërbimet e Policisë së Delvinës.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat nisën hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Drejtuesi i autobusit iu nënshtrua testit të alkoolit dhe rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool, me aparatin që shënoi 0.00 mg/l.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e 64-vjeçarit paraqitet e rëndë. Sipas mjekëve të spitalit të Sarandës, ai ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në gjendje kome.

Për shkak të gjendjes së tij, u vendos transportimi urgjent drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Helikopteri u ul në pistën e Portit të Sarandës, ku i plagosuri u dërgua me ambulancë për t’u nisur më pas drejt kryeqytetit.

Foto arkiv

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit