Transmetuar më 11-08-2026, 12:40

TIRANË – Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është zyrtarizuar me firmosjen e urdhrit të largimit gjatë ditës së sotme.

Lëvizja e bujshme vjen në një nga momentet më kritike të vitit për strukturat e emergjencës, ndërsa vendi po përballet me një situatë të rënduar nga dhjetëra vatra zjarri të shpërndara në të gjithë territorin.

Arsyet e paqarta dhe angazhimi deri në largim

Edhe pse arsyet zyrtare të dorëheqjes së Carës mbeten ende të paqarta, kjo lëvizje vjen pas disa ditësh angazhim intensiv publik në koordinimin e forcave operacionale dhe raportimin e situatës së flakëve në terren.

Arben Cara mbante drejtimin e Shërbimit Zjarrfikës që prej vitit 2021 ndërsa ka 21 vjet në shërbimin zjarrfikës.

Ai ka konfirmuar largimin nga drejtimi i shërbimit zjarrfikës dhe pohoi se vendimin e dorëheqjes e ka marrë dje.

Cara u shpreh se për arsye personale e ka parë të arsyeshme që të largohet nga ky post.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit