Transmetuar më 11-08-2026, 10:43

CALI – Mes skenave të shkatërrimit dhe bilancit tragjik të tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë, një ngjarje mbresëlënëse ka sjellë një rreze shprese në qytetin e Calit: ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjalla nga rrënojat një foshnjë 6-muajshe dhe nënën e saj.

Operacioni u kurorëzua me sukses pasi shpëtimtarët, gjatë kërkimeve intensive në strukturën e shembur, kapën shenja jete. Nxjerrja e tyre është pritur me emocione të forta nga ekipet e emergjencës dhe qytetarët, duke u shndërruar në simbolin e mbijetesës së kësaj tragjedie. Pamjet e shpëtimit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Situatë kritike në Spitalin Universitar del Valle

Ndërkohë, situata në qytetin e Calit mbetet tejet e rëndë, veçanërisht në sektorin shëndetësor. Rreth 30% e strukturës së Spitalit Universitar del Valle ka pësuar dëme të rënda nga lëkundjet e fuqishme sizmike.

Tri kate të institucionit – përfshirë repartet e Pediatrisë, Mjekësisë së Brendshme dhe një pjesë e njësisë neonatale – janë prekur drejtpërdrejt. Si pasojë e dëmeve, rreth 600 persona janë detyruar të largohen nga godina, ndërsa pacientët dhe të porsalindurit po marrin kujdes mjekësor të përkohshëm në ambientet e jashtme, nën kujdesin e stafit mjekësor që po operon në kushte emergjence.

Ekipet e shpëtimit dhe strukturat e shtetit vazhdojnë operacionet në terren për të lokalizuar dhe shpëtuar personat e tjerë që mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit