

Një burrë ka mbetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë është dërguar në urgjencën spitalore të Tiranës pasi u qëllua me thikë në një konflikt me një djalë të ri.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Kastriotët”, Tiranë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare të policisë së kryeqytetit.
I plagosuri është shtetasi E.L., 36 vjeç, banor i Tiranës.
Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi E. A., 19 vjeç.
"I riu dyshohet se, për motive të dobëta, në rrugën “Kastriotët”, Tiranë, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin E. L., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve", tha policia.
Ajo shtoi se po punohet për kapjen e 19-vjeçarit që u largua në drejtim të paditur. /noa.al
Foto arkiv
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






