Transmetuar më 11-08-2026, 09:09

GJIROKASTËR – Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, pas përplasjes mes dy automjeteve.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Benz” dhe një “Audi”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

"Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur katër persona, drejtuesit e dy automjeteve dhe dy pasagjerë të tyre, të gjithë djem të moshës 19 dhe 20 vjeç", thanë për noa.al burime nga policia lokale.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake. Jozyrtarisht raportohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje pak pas aksidentit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të përplasjes mes dy mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit