

PUKË – Një vatër zjarri ka përfshirë orët e fundit “Kurorën e Gjelbër” të qytetit të Pukës, duke rrezikuar sipërfaqen e mbuluar me bimësi dhe drurë pishe.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për zbardhjen e plotë të rrethanave pritet të vijojë hetimi nga autoritetet.
Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe, me ndihmën e banorëve të zonës, arritën të vënë nën kontroll flakët, duke shmangur përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe më të gjerë.
“Kurora e Gjelbër” e Pukës përbëhet kryesisht nga drurë pishe dhe konsiderohet një prej pasurive natyrore më të rëndësishme të qytetit.
Sipas të dhënave paraprake, ky është rasti i parë i këtij lloji që ka vënë në rrezik sipërfaqen e gjelbër të zonës, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






