

TIRANË – Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë këtë të hënë në ditën e 72-të, ndërsa tubimi vijoi edhe mbrëmjen e sotme me grumbullimin e protestuesve në qendër të kryeqytetit.
Si çdo pasdite, pas orës 19:00, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku nisën thirrjet kundër qeverisë, mes tyre: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re” dhe “Rama jep dorëheqjen”.
Pas grumbullimit në shesh, protestuesit u nisën në marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Tubimi vijoi përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit zhvilluan fjalime dhe përsëritën thirrjet kundër qeverisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale.
Sipas organizimit të protestës, pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit pritet të vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.
Protesta e sotme shënon ditën e 72-të të tubimeve të njëpasnjëshme të aktivistëve dhe qytetarëve në kryeqytet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






