Transmetuar më 10-08-2026, 20:59

TIRANË – Tetëmbëdhjetë vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 12 orëve të fundit, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive. Tre zona të tjera janë nën monitorim për shkak të rrezikut të riaktivizimit.

Sipas bilancit më të fundit të Mbrojtjes Civile, për përballimin e situatës janë angazhuar 32 automjete zjarrfikëse dhe 298 forca operacionale. Në operacione janë përfshirë edhe 133 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur me 10 mjete.

Ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri, ku janë angazhuar katër helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po operojnë në zonat më problematike.

Kruja, zona më problematike

Situata më e vështirë paraqitet në Krujë, ku vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve në zonat Abazaj dhe Krastë–Halil.

Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe operacionale, ndërsa tre helikopterë po ndërhyjnë nga ajri. Fokusi kryesor i operacionit është mbrojtja e banesave dhe frenimi i përhapjes së flakëve.

Ndërhyrja vijon edhe në Priskë të Madhe, Nemëçkë dhe Goraj–Budishë. Sipas Mbrojtjes Civile, në këto zona aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Vatrat e tjera janë neutralizuar

Sipas bilancit zyrtar, zjarret në Mallakastër, Patos, Kurbin, Kavajë dhe Klos janë shuar plotësisht. Megjithatë, zonat vijojnë të monitorohen nga strukturat e emergjencave për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.

Mbrojtja Civile dhe strukturat operacionale do të vijojnë ndërhyrjet në terren dhe monitorimin e zonave të prekura deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive.

Autoritetet vijojnë të mbajnë në fokus të veçantë mbrojtjen e zonave të banuara dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në kushtet e temperaturave të larta dhe situatës së favorshme për përhapjen e zjarreve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit