

KOLUMBI – Të paktën 77 persona kanë humbur jetën pas tërmetit të fuqishëm që goditi pjesën perëndimore të Kolumbisë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.
Tërmeti, me magnitudë 7.4, u regjistrua pranë San José del Palmar, në departamentin e Chocó, dhe lëkundjet u ndjenë në një pjesë të gjerë të vendit, përfshirë qytetet Cali dhe Medellín.
Dëmet materiale janë të mëdha. Raportohet për shembjen e ndërtesave në disa qytete, ndërsa persona të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Në Cali, autoritetet kanë raportuar shembjen e të paktën 20 ndërtesave dhe kanë paralajmëruar se mund të ketë ende persona të bllokuar.
Situata është raportuar e rënduar edhe në qytete të tjera, përfshirë Pereira dhe Manizales, ku janë konstatuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa. Në Quibdó janë raportuar persona të lënduar dhe dëme të rënda strukturore.
Ekipet e emergjencës kanë nisur kontrollet në ndërtesat e dëmtuara, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në përpjekje për të gjetur persona që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Tërmeti shkaktoi panik te banorët në disa qytete, ndërsa autoritetet po vlerësojnë përmasat e dëmeve dhe numrin e personave të prekur. Shërbimet e emergjencës vijojnë të punojnë në zonat më të goditura.
Bilanci i viktimave dhe dëmeve mbetet paraprak dhe mund të ndryshojë, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe verifikimi i situatës në terren.
Se reportan cientos de edificios caídos tras el sismo en #Colombia 🇨🇴 , la tragedia podría ser mucho mayor a la vivida hace unas semanas en Venezuela. pic.twitter.com/givqtljju4
— Gurú Político (@guruchuirer) August 10, 2026
BREAKING: A 7.4 magnitude earthquake has struck the San José del Palma region of Colombia, with the mayor of Choco stating that, "there are injuries and severe damage to buildings, and we are concerned about aftershocks" pic.twitter.com/ZkZaOtunM9
— StrandenOSINT (@StrandenOSINT) August 10, 2026
Cali #Temblor edificio de 4 pisos y notaría. pic.twitter.com/GnXvYwZ8t4
— Jessik (@TiestoLifee) August 10, 2026


People flee falling debris in the early moments of a powerful earthquake in western Colombia, which brought down buildings across several cities and left others trapped in the rubble, local authorities said https://t.co/TiNvh3JvkH pic.twitter.com/gznDv311x9
— Reuters (@Reuters) August 10, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






