

BOGOTÁ – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur Kolumbinë perëndimore, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa zona të vendit, përfshirë kryeqytetin Bogotá, ku alarmet janë aktivizuar në disa zona.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar pranë San José del Palmar, në departamentin Chocó, rreth 280 kilometra në perëndim të Bogotá-së. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 107 kilometrash.
Si masë paraprake, banorë të shumtë janë larguar nga ndërtesat dhe kanë dalë në rrugë, pas lëkundjeve të forta.
Deri në këto momente nuk ka raportime të konfirmuara për viktima apo dëme të mëdha materiale. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe pritet të ketë më shumë informacion në vijim.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






