Transmetuar më 10-08-2026, 16:41

POGRADEC- Një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi është hedhur nga varka. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak më parë. Sipas të dhënave paraprake, i riu me inicialet Kertis Rizvani ndodhej në varkë së bashku me dy persona të tjerë, kur u hodh në ujë dhe më pas u mbyt.

Grupi hetimor dhe forcat policore kanë mbërritur ne vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihet me siguri nëse 30-vjeçari humbi jetën nga mbytja apo nëse ngjarja lidhet me një problem shëndetësor, përfshirë një infarkt, pasi ra në ujë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit