

DURRËS – Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Wanted 37”. Policia njofton se arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Në pranga ka rënë Kastriot Dyrmishi, alias Kastriot Dermishi, banues në Durrës. Sipas autoriteteve shqiptare, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Firence e kishte dënuar me 14 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Nga dënimi i dhënë, 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 12 vite, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.
Policia bën me dije se arrestimi u realizua në lagjen nr. 17/1 të Durrësit, pas koordinimit informativ dhe operacional me autoritetet italiane, përmes Interpol Tiranës.
Pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e Dyrmishit drejt Italisë, ku pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.
"Durrës/Operacione të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “ëanted 37”. Lokalizohet dhe kapet një shtetas i dënuar në Itali, me 14 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit finalizuan operacionin e koduar “Wanted 37”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen nr. 17/1, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Kastriot Dyrmishi, alias Kastriot Dermishi, 43 vjeç, banues në Durrës.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Firenze, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali."
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






