

Ardian Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe aktualisht i izoluar në një institucion të sigurisë së lartë, nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.
Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha për Top Channel, familjarët e Çapjas kishin dorëzuar që në orët e para të mëngjesit dokumentacionin që vërtetonte zhvillimin e ceremonisë mortore, duke kërkuar që atij t’i jepej leje për të marrë pjesë në varrim.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte kërkuar mbështetjen e Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë lëvizjes së të dënuarit. Sipas të njëjtit raportim, për shoqërimin e tij parashikohej edhe angazhimi i forcave speciale.
Megjithatë, pavarësisht kërkesës së familjes dhe masave të parashikuara të sigurisë, Çapja nuk u lejua të ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit.
Deri tani nuk janë bërë publike arsyet e mosmiratimit të kërkesës për leje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






