

LEZHË/KURBIN – Dy ngjarje kriminale janë regjistruar në qarkun e Lezhës, njëra në fshatin Shënkoll dhe tjetra në Laç. Në të dyja rastet, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në Shënkoll, rreth orës 04:00, në portën e murit rrethues të banesës së një 73-vjeçari ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, në Laç, një 28-vjeçar ka kallëzuar në polici se, teksa po lëvizte në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga të shtënat nuk ka pësuar dëmtime.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të të dyja ngjarjeve, sqarimin e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Deri në këto momente, motivet e ngjarjeve mbeten të paqarta dhe vijon puna për zbardhjen e tyre.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






