Transmetuar më 10-08-2026, 14:26

ROMA/KOPENHAGË — Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dhe homologia e saj daneze, Mette Frederiksen, kanë formalizuar një aleancë politike përmes një mesazhi të përbashkët në rrjetet sociale, me fokus frenimin e emigracionit të pakontrolluar dhe rritjen e sigurisë në Bashkimin Evropian.

Nisma e dy lidereve vjen në një periudhë tensionesh të larta në bllokun evropian, të pasqyruara në përplasjet mes Italisë dhe Spanjës pas krizës së Ceutës dhe vendimit të Romës për pezullimin e përkohshëm të Marrëveshjes së Shengenit. Meloni dhe Frederiksen, të cilat nxitën letrën e firmosur nga 22 shtete anëtare drejtuar institucioneve të BE-së pas mbërritjes së mbi 70,000 emigrantëve në enklavën spanjolle, theksojnë se pavarësisht përkatësive të ndryshme politike (konservatore dhe socialdemokrate) dhe dallimeve gjeografike, ato ndajnë vizionin e përbashkët për mbrojtjen e kontinentit.

"Ne nuk pranojmë një emigracion të pakontrolluar drejt kontinentit tonë dhe kemi promovuar një politikë të rreptë emigrimi," deklarojnë ato, duke shtuar se emigracioni i paligjshëm sjell pasoja negative si rritja e kriminalitetit, presioni mbi shërbimet publike dhe rënia e besimit qytetar, veçanërisht kur përfshihen raste të krimeve të dhunshme apo trafikut të lëndëve narkotike.

Duke u bërë thirrje institucioneve evropiane për veprime konkrete, dy kryeministret theksojnë se qytetarët e zakonshëm kanë paguar një çmim të lartë ndër vite dhe se është detyrë e politikës të garantojë siguri dhe mbrojtje më të madhe për komunitetet lokale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit