Transmetuar më 10-08-2026, 13:59

TIRANË — Në prag të eklipsit të pjesshëm diellor që pritet të ndodhë pasditen e vonë të 12 gushtit, autoritetet shëndetësore dhe ekspertët e ophtalmologjisë kanë lëshuar një paralajmërim të fortë për qytetarët rreth rreziqeve të vëzhgimit të këtij fenomeni pa mbrojtjen e duhur.

Sipas rekomandimeve të përcjellja nga Fondacioni Bietti IRCCS në Romë, syzet e zakonshme të diellit, xhamat e nxirë, filmat radiografikë apo çdo lloj filtri i improvizuar janë krejtësisht të pamjaftueshëm dhe të rrezikshëm. Mënyra e vetme e sigurt për të ndjekur eklipsin mbetet përdorimi i syzeve speciale, të certifikuara sipas standardit ndërkombëtar ISO 12312-2, të cilat duhet të mbahen gjatë gjithë kohës së vëzhgimit.

Ekspertët shpjegojnë se gjatë një eklipsi, pavarësisht hijes së Hënës, fuqia e rrezeve diellore mbetet e pandryshuar. Ekspozimi i pambrojtur i syve rrezikon të shkaktojë të ashtuquajturën "verbëri nga eklipsi" ose dëmtime të rënda të retinës (retinopati diellore/makulopati fototraumatike). Këto dëmtime mund të jenë të përkohshme ose të përhershme dhe, duke qenë se nuk shoqërohen me dhimbje në momentin e parë, shenjat shfaqen vetëm pas disa orësh ose ditësh.

Vëmendje e veçantë u kërkohet fëmijëve, të rinjve, të moshuarve dhe personave me probleme ekzistuese të syve, ndërsa mjekët këshillojnë që në çdo rast shfaqjeje të çrregullimeve të shikimit pas datës 12 gusht, të kërkohet menjëherë ndihma e një mjeku okulist.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit