

TIRANË — Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Renardo Nallbanin, i cili u arrestua dy ditë më parë gjatë një operacioni policor në një vilë në Palasë, pas më shumë se dy vitesh në arrati.
Gjatë seancës, prokurori i çështjes Dritan Prençi kërkoi konfirmimin e masës ekzistuese për 50-vjeçarin, i cili akuzohet për tri vepra penale në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Pavarësisht ofertës së mbrojtjes për të siguruar një masë më të butë përmes garancisë pasurore, trupi gjykues e ka refuzuar atë.
Nallbani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar prej dy vitesh, ndërsa çështja penale ndaj tij dhe fraksioni përkatës i dosjes së inceneratorit kaluan për gjykim në GJKKO pak javë më parë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






