Transmetuar më 10-08-2026, 12:41

TIRANË — Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e ka quajtur kontroll të skajshëm të medias nga ana e qeverisë, duke iu referuar një monitorimi 30-ditor të katër televizioneve kombëtare (RTSH, Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus). Sipas të dhënave të paraqitura, kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste iu janë kushtuar mbi 15 orë kohë televizive, ndërsa opozitës vetëm rreth 4 orë e 46 minuta, duke shënuar një raport pabarazie që në raste të caktuara ka arritur deri në 32.5 herë më shumë në favor të mazhorancës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit