Transmetuar më 10-08-2026, 11:25

TIRANË — Një incident i dhunshëm është regjistruar në ambientet e paraburgimit 302 në Tiranë, ku i dënuari Viktor Ymeri është përfshirë në një konflikt fizik me një të burgosur tjetër me origjinë nga Kosova.

Sipas TCh, shkak për përplasjen është bërë një kërkesë e Ymerit drejtuar bashkëvuajtësit të tij që të mos bënte zhurmë pasi po i prishte gjumin. Pasi ky i fundit ka vijuar me veprimet e tij, Ymeri e ka qëlluar me shuplakë.

Ndërhyrja e menjëhershme e efektivëve të policisë së burgut ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit fizik mes dy të burgosurve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit