Transmetuar më 10-08-2026, 10:22

TIRANË — Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar 27 vatra zjarri, nga të cilat pesë mbeten ende aktive dhe dy të tjera po mbahen nën vëzhgim të rreptë nga strukturat operacionale.

Në operacionet e ndërhyrjes nga toksat dhe ajri janë angazhuar gjithsej 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale, të mbështetura nga 153 efektivë të Forcave të Armatosura, gjashtë automjete të FA-së, një autoambulancë, katër helikopterë dhe një avion special "Air Tractor".

Sipas raportimit zyrtar, vatrat aktive në Cikallesh (Kavajë), Dajt, Priskë e Madhe, Mallakastër, Krujë, si dhe ajo në Vilëz të Kurbinit, ndodhen nën kontroll ose operojnë në terrene ku nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për zonat e banuara apo komunitetet lokale. Ndërhyrja me mjete ajrore ka shmangur dëmtimin e objekteve me rëndësi, si në rastin e kishës dhe varrezave në Vilëz.

Gjatë së njëjtës periudhë, autoritetet njoftojnë se janë shuar me sukses disa vatra të tjera problematike në Xhaferaj-Oblikë, Spatharë dhe në Kodrën e Butë në Cërrik, ndërsa vijon puna për neutralizimin total të flakëve në zonat e mbetura.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit