

VLORË — Qyteti i Vlorës është përfshirë nga një trafik i rënduar automobilistik këtë të hënë, si pasojë e fluksit të madh të automjeteve që kanë dyndur hyrjet dhe akset kryesore të qytetit bregdetar.
Mijëra pushues vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur Rivierën për të kaluar ditët e nxehta të muajit gusht, kanë sjellë një mbingarkesë të ndjeshme në qarkullim, duke shkaktuar vonesa dhe bllokime në lëvizjen e mjeteve. Situata është përkeqësuar më tej nga mungesa e infrastrukturës së mjaftueshme të parkimit, duke bërë që gjetja e një vendi të lirë në zonat më të frekuentuara të qytetit të kthehet në sfidë për drejtuesit e automjeteve.
Autoritetet rrugore parashikojnë që fluksi i lartë i mjeteve dhe vizitorëve të mbetet në nivele të larta edhe gjatë ditëve në vijim, veçanërisht gjatë orëve të pikut të pasdites, duke kërkuar masa më të rrepta menaxhimi nga ana e Policisë Rrugore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






